Top News- Plan për atentat ndaj prokurorëve të SPAK, Dumani zbulon kërcënimet në institucion
05/11/2025 22:55

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të posaçëm, por edhe ndaj atij vetë si drejtues i këtij institucioni. Ai tha se krimi i organizuar po gjen forma të ndryshme kërcënimi ndaj prokurorëve të posaçëm ndërsa theksoi se ndaj prokurorëve të SPAK ka pasur kërcënime madje me jetë, madje edhe plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve. “Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale. Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani në emisionin “Trialog” në RTSH, ku ishte I ftuar. Ndrësa përmendi dhe retorikën e politikës që shpesh sulmon këtë institucion.

Top Channel/ Vjedhje në Lungomare, turistit të huaj i grabitet varësja, në kërkim autori
04/03 22:46
Top Channel/ Aksidentohet punonjësi i bashkisë në Gjirokastër, ra nga kati i dytë teksa pastronte
04/03 20:03
Top Channel/ Rritet pesha e shqiptarëve! 60% e të rriturve mbi peshë. 1 në 10 fëmijë është obez
04/03 19:58
Top Channel/ Kantieret, 90% janë në shkelje! IKMT: 10 ditë afat. Sula: Kontroll edhe në tregje
04/03 19:50
Top Channel/ Braho raporton në Bruksel, pyetet për kapitujt që lidhen me gjyqësorin
04/03 19:49
Top Channel/ Dënimet për “Sterilizimin”, GJKKO 28 vite burg për tetë të pandehurit
04/03 19:45
Top News- Arrestohet 22-vjeçari për kokainë/ U kap në Dhërmi, iu gjet dhe një pistoletë sportive
04/03 18:37
Top News- Konkurrenca monitoron karburantet. ‘Nuk do tolerohen luhatjet e pajustifikuara të çmimeve’
04/03 17:35
Top Channel/ Ushtria amerikane rrëzon një tjetër raketë balistike, dyshohet se kishte destinacion …
04/03 16:27
Top News- Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme
04/03 15:56
Top News- Sulmi në ambasadën e SHBA në Riad, MEPJ: Shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare
04/03 15:47
Top News – Begaj dekreton ndryshimet në qeveri. Presidenti firmos dekretet pas propozimit të Ramës
04/03 15:45
Top News- Sulmi në ambasadën e SHBA në Riad, MEPJ: Shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare
04/03 15:44
Top Channel/ Investimet e krimit në pasuri, raporti zbulon asetet kryesore të sekuestruara
04/03 15:26
Top Channel/ Lufta ndali turizmin/ Ndërpritet çdo komunikim me vendet e Lindjes së Mesme
04/03 15:18
Top Channel/ Begaj firmos ndryshimet në qeveri, dekretohen shkarkimet dhe emërimet e reja
04/03 15:10
Top News – Arrijnë Tiranën, Athinën e deri në Vjenë / Rrezja e raketave të Iranit rrezikon Evropën
04/03 15:05
Top News – Punëtori bie nga lartësia, arrestohen përgjegjësit e Shërbimit Publik në Gjirokastër
04/03 14:53
Top News – PD kundër draftit të Rregullores. ‘Ndryshime të njëanshme, nxitet defunksionalizimi’
04/03 14:53
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
DIGITALB DIGITALB