Autori i plagosjes me thikë të një të mituri pak ditë më parë në Tiranë, arrestohet mengjesin e sotem. Policii nepermjet nje njoftimi zyrtar, ben te ditur se në prangat e policisë ra shtetasi me inicialet B. L., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ngjarja ka ndodhur ne 15 janar, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku si pasoje mbeti i plagosur me thikë nje djale 16-vjeç”.