Pas dy ditësh në arrati, është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, 46-vjeçari Aleko Myrtellari, i cili plagosi bashkëshorten e tij Marjola Myrtellari . Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit kur Aleko Myrtollari pas debateve me bashkëshorten e tij për arsye xhelozie, nxorri nga banesa fëmijët dhe plagosi 38 vjeçaren duke e goditur me thikë në trup dhe më pas ia mbathi nga vendi i ngjarjes.