Gjykata e Korcës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Aleko Myrtolarin, 46 vjecarin që plagosi me thikë bashkëshorten e tij pak ditë më parë, për motive xhelozie. Përpara trupës gjykuese autori ka shprehur pendesë për krimin e kryer. Sipas tij, ai punonte në Gjermani dhe bashkëshortja nuku tregua e denjë në edukimin e fëminëve. 46 vjecari shtoi se ai punonte dhe gruaja shpenzonte paratë e tij duke konsumuar duhan e duke blerë florin,j. Autori shtoi kur u kthye nga Gjermania, fëmijët kishin lënë shkollën dhe për këtë ai fajëson gruan e tij Marjola Myrtollarin.