Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Albert Ostrenin, i cili plagosi fqinjin e tij Ronaldo Mejdanin pak ditë më parë në Tiranë. Seanca vijoi për disa minuta, ku në përfundim trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 49-vjecarin. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.