Është arrestuar në Greqi autori i plagosjes së një 40-vjeçari Ergyst Shtylla, ngjarje e ndodhur në qytetin e Korçës më 4 shkurt. Policia e Shtetit në bashkëpunim me homologët grekë kanë vënë në pranga autorin 39-vjeçar me dy identitete, Deni (Denis) Mecolli, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Korçë, me vendimin e datës 09 Shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.