Një punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka mbetur i plagosur pasditen e së premtes në Tiranë, ndërsa kishte shkuar për zbatimin e një vendimi për prishjen e një banese. Ngjarja e rëndë u regjistrua në rrugën Todi Shkurti, ku punonjësit i IMT Ilirian Gavelli u qëllua me pistoletë në bark nga pronari i banesës që do të prishej. 52 vjecari ishte pranë banesës kur pronari i objektit Qani Muca doli prej saj dhe nisi të qëllonte punonjësit e IMT. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se mes dy personave ka pasur më herët një debat, i cili më pas degradoi deri në përsorimin e armëve të zjarrit. Punonjësi i IMT u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një operacioni dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar.