Ish kreu I Partisë Socialiste të Vaut të Dejes Nikolin Hoti, ka mbetur i plagosur me 2 plumba në këmbë. 54 vjeçari aktualisht është pjesë e këshillit bashkiak në Vaun e dejes, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Pyjore, zone e cila tashmë është rrethuar nga forca të shumta policie. Ai është dërguar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës nga ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa ndodhte jashtë rrezikun për jetën/ Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes.