Një pjesë e personelit të ushtrisë amerikane është plagosur në një sulm me raketa në një bazë ajrore në perëndim të Irakut. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, ka thënë se milici të mbështetura prej Iranit e kanë shënjestruar bazën ajrore Al Asad - ku strehohen trupat ushtarake amerikane - me raketa balistike, në mbrëmjen e së shtunës. Nuk është specifikuar numri i personelit amerikan që janë duke u vlerësuar nëse kanë përjetuar lëndime traumatike në tru