Njëri nga autorët e plagosjes në Sarandë, e cila ndodhi pasditen e së premtes, është vënë në prangat e policisë. Dy autorët, dyshohen se më datë 21 shkurt rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen numër 3, në Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta një 52 vjeçar, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të rënda. 37-vjeçari u arrestua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, brenda një banesë në fshatin Lukovë, tek e cila po fshihej. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ishte me precedent kriminal në krimet ndaj personit.