Gjendet e vdekur 62 vjeçarja shqiptare në lagjien Gizi të Athinës. Një 62 vjeçare shqiptare është viktima e gjetur në lagjien Gizi të athinës. Sipas policisë greke,viktima ka plagë dhe shenja dhune. Porta e banesës ishte e mbyllur dhe nuk kishte shenja thyerje. Autoritetet greke dyshojnë se krimi është kryer prej bashkëshortit të viktimës,i cili për momentin nuk është gjendur në banesë. Ende nuk dihen shkaqet e krimit.