GJKKO ka dënuar me 8 vite burg Franko Gjalpin, i akuzuar për trafik armësh dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata e Posaçme e deklaroi këtë të mërkurë (06.11.2024) fajtor të pandehurin për tre vepra penale dhe dha 12 vite izolim në total, por me gjykim të shkurtuar, dënimi iu ul deri në 8 vite burg.