Pas hetimeve të kryera për operacionin e koduar 'STREAM”, që u shtri në 35 shtete dhe që u drejtua nga autoritet bavareze me mbështetjen e Europol, policia e Tiranes ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës së shkallës së parë dhe ka vendosur në pranga 29-vjeçarin që u identifikua si pjesë e rrjetit më të madh të pedofilisë Kidflix. Ai u vendos nën hetim në muajin prill të këtij viti, ndërsa iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 cularë dhe një laptop.