Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Lorenc Lalën, i cili akuzohet se ka siguruar mjete dhe kushte për vrasjen e një shtetasi, në vitin 2021, në fshatin Gjocaj, Peqin. Lala nuk ka folur përpara gjykatës këtë të shtunë, teksa pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dyshimet që SPAK ka se ai ka bashkëpunuar me persona të tjerë për të vrarë Albi Bashaliun, në 27 dhjetor 2021 në Peqin.