Pasi Apeli I Posaçëm vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së Parë, ish-Shefi I Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode I është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë për të fituar pafajësinë. Në janar të këtij viti, Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën për pafajësi, ndërkohë që tashmë fati I tij është në duart e shkallës së fundit të drejtësisë.