Brenda burgut “Koridhalos”, në Athinë të Greqisë ku vuajnë dënimin shumë shtetas shqiptarë, të cilët herë pas here bëhen protagonistë edhe të përplasjeve të forta brenda tij, është gjetur një armë zjarri. Lajmi është bërë publik zyrtarisht nga policia greke, sipas së cilës, arma është gjetur mesditën e së dielës në bodrumin e burgut.