Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Autori i dyshuar Fredi Rrushi, ditën që mendohet se ka ndodhur edhe vrasja e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur. Autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit, duke e çuar më pas drejt Dajtit, ku edhe e ekzekutoi. Pas vrasjes, autori mori edhe celularin e viktimës me vete, duke e hedhur në rrugicat e Tiranës. Telefoni i biznesmenit Hoxha, përfundoi në duart e një taksisti, i cili e shiti.