Qyteti i Nikopolit është rreth 20 kilometra përtej lumit nga centrali bërthamor Zaporizhia. Qyteti ka rreth 50 mijë banorë të mbetur që nga fillimi i luftës. Ata janë mësuar të jetojnë pranë një rreziku të mundshëm bërthamor. “Menjëherë pasi Rusia pushtoi centralin bërthamor të Zaporizhias, u zhvilluan fushata informuese nga autoritetet tona lokale për pasojat e mundshme të një aksidenti të tillë. Edhe atëherë, mund të merrje pilula jodi në spitalet e Nikopolit për t'u mbrojtur nga efektet e ekspozimit ndaj rrezatimit”, thotë Mykyta Sajenko, gazetar në Nikopol.