Babis Anagnostopoulos, që pushtoi faqet e të gjitha mediave botërore me vrasjen e bashkëshortes së tij do të ndajë ditët e tij në qeli me një shqiptar. Ai nuk do të qëndrojë në qendrën e paraburgimit në Korydhalos, pasi do të transferohet në burgun e Malandrinos, aty ku mbahen edhe 5 vrasës të tjerë, ndërsa burgu përbëhet kryesisht nga kriminelë mizorë. Sipas avokatit, zhvendosja në një burg tjetër po bëhet pasi Anagnostopoulos është i frikësuar për sigurinë e tij, se mos sulmohet nga të burgosurit e tjerë.