Një avion është ulur në një liqen të ngrirë në Lindjen e largët të Rusisë. Avioni i kohës sovjetike Antonov An-24, me 34 pasagjerë në bord, ngatërroi pistën dhe u ul mbi akullin e liqenit, që ndodhej shumë pranë aeroportit ku duhej të shkonte. Për fat të mirë, në këtë periudhë të vitit temperaturat në zonën e Zirianskës ku ndodhet aeroporti shkojnë deri në -40 gradë Celsius dhe akulli në liqenin e Koljamës ishte shmë i trashë, duke ia dalë të mbajë mbi të avionin.