SHBA po punon me pilotë ukrainas në shtetet e bashkuara për të përcaktuar se sa kohë do tu duhej atyre për tu trajnuar që të drejtojnë avionët ushtarakë F-16. Lajmi është konfirmuar për CNN nga tre burime të ndryshme. Dy pilotë ukrainas janë aktualisht në një bazë ushtarake në SHBA duke testuar aftësitë e tyre në simulatorë fluturimi për të parë kështu se sa do tu duhet atyre për të mësuar të drejtojnë avionët ushtarakë amerikanë, përfshirë F16-at.