Dy kompani farmaceutike thanë të martën se vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit po fillon testimin fillestar njerëzor në Shtetet e Bashkuara. Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer Inc dhe BioNTech SE i Gjermanisë thanë se nëse provat vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektive, ajo mund të jetë e gatshme për shpërndarje të gjerë në Sh.B.A deri në fund të vitit. Vaksina mund të jetë ndër vaksinat e para të miratuara për përdorim në Sh.B.A për virusin, i cili ka infektuar mbi 1 milion njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 69,000 të tjerë. Sipas statistikave të Universitetit John Hopkins. Sh.B.A udhëheq botën për nga numri i infeksioneve dhe fataliteteve.