Peshq të ngordhur janë parë të nxjerrë kolektori që shkarkon ujerat kulluese te Torovices përmes hidrovorit te Balldrenit. Këto pamje, tregojnë cfarë po ndodh në Urën e Muratit, që lidh kolektorin me lumin drin. Ky, sipas banorëve lokalë, është në fakt një rast i përsëritur por nuk është dhënë asnjë sqarim dhe as shpjegim nga institucionet mjedisore. Ndërkohë që nuk ka edhe asnjë person të ndëshkuar për cka po ndodh.