Në ujërat e Vlorës, rreth Karaburunit është kapur një peshk i rrezikshëm që ka ngritur shqetësim për sigurinë e peshkatarëve. Ky peshk, i njohur si peshku ‘luan’, është një specie invazive që ka filluar të shfaqet gjithnjë e më shumë në detin Jon dhe Adriatik. Dëmtimi që ai mund të shkaktojë për peshkatarët është i madh, pasi helmi i tij mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse preket pa kujdes. Peshkatari Sherif Dyrmishi shprehet se ky peshk është kapur brenda gjirit të Vlorës, pranë Karaburunit.