Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Patos. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.