Policia e Peqinit në bashkëpunim me Operacinale e Elbasanit dhe nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Syri i natës”. Hetimet të cilat janë zhvilluar për disa javë ccuan në pranga pesë persona, procedimin penal të një personi si dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.