Pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë prodhuar në kuadër të aktivitetit kriminal, vijojnë të jenë në shenjestër të institucionit të akuzës. Prokuroria e Durrësit sekuestroi disa pasuri me vlerë rreth 50 milionë lekë, në pronësi të shtetasit Muhamet Falli. Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.