Pesë komplekse të reja sportive në hyrje të Tiranës. Është ky premtimi i kandidatit të Partisë Demokratike, Roland Bejko për sportin dhe shëndetin në kryeqytet. Gjatë takimit elektoral me qytetarët, Bejko u shpreh se nëse fiton drejtimin e Bashkisë së Tiranës, çdo qytetar mbi 16 vjeç do të pajiset me kartwn e sportit, që do t’i mundësojë futjen në qendrat sportive private me një çmim të reduktuar.