Pas Standard & Poor’s edhe agjencia e vlerësimit të besimit, Moody’s vlerëson ekonominë shqiptare në B1 me perspektivë të qëndrueshme. Agjencia thotë se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tre goditjeve të mëdha që goditën ekonominë shqiptare në vitet e fundit, konkretisht tërmeti në fund të vitit 2019, pandemia e koronavirusit që e shtyu ekonominë shqiptare në recesion në vitin 2020 dhe kriza europiane energjetike që filloi në 2022 e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.