Sendet e paligjshme, vijojnë të futen pa problem në ambientet e brendshme të burgjeve të sigurisë së lartë në vend dhe kjo gjë u vu re dhe gjatë një kontrolli të fundit në ambientet e tyre. Burgu i Peqinit dhe ai i Burrelit, iu nënshtruan një kontrolli nga policia e shtetit, ku në dy qeli u gjetën pajisje të kundraligjshme, që shërbenin për të komunikuar.