Dy vëllezër ranë në prangat e policisë së Matit, nën akuzën se përshtatën një ambient për ushtrim të lojërave të fatit., Aleks Kaca 54 vjec dhe Nderim Kaca 46 vjec, të dy banues në Burrel u arrestuan në flagrancë në lagjen "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit. Dy vëllzerëtit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.