Irani bëri një seri sulmesh të martën në Pakistan, që sipas zyrtarëve në Teheran, kishin në shënjestër bazat e grupit militant "Ushtria e Drejtësisë", duke rritur më tej tensionet në Lindjen e Mesme tashmë të tronditur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Pakistani tha se në këto sulme u vranë dy fëmijë dhe u plagosën tre të tjerë dhe akuzoi Iranin për një "shkelje të paprovokuar" të hapësirës së tij ajrore.