Me debate është shoqëruar komisioni hetimor për koncesionet e Check-up dhe sterilizimit në Kuvendin e Shqipërisë. Që në nisje të komisionit, kryetarja Albana Vokshi njoftoi refuzimin e kërkesës për të dëshmuar të 3 biznesmenëve italianë, çka solli nga kjo e fundit paralajmërimin e marrjes me forcë nga policia për të dëshmuar në para deputetëve. Nga ana tjetër, ka mbërritur me pranga në duar i shoqëruar nga policia, biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili është një nga dëshmitarët kryesor.