Një 32 vjeçar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë. Sergej Hasanpapa, lindur në qytetin e Elbasanit akuzohet nga Gjykata e Posaçme për akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë. Po kjo gjykatë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg që në vitin 2024. Procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë u ndërmor në kuadër të operacionit “The Ëanted”. Sergej Hasanpapa dyshohet se është përfshirë edhe në ekzekutimin e Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Belgjikë. Muça njohej si krahu i armatosur i Ardjan dhe Florenc Çapjas, teksa dyshohet se eliminimi i tij është produkt i përplasjeve të hershme për kontrollin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga grupet rivale me bazë në Elbasan. Ndërkohë, ndaj Ardjan dhe Florenc Çapjas Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin me burg përjetë pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në qytetin e Elbasanit.