Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes së Gërdecit me arsyetimin e mospranimit të kërkesave që ata kanë depozituar me shkrim. Kërkesa u bë nga dy avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha, që në këtë proces mbrojnë kreun e Partisë Republikane. “Këtu është fyer drejtësia, jo vetëm kjo trupë që ndodhet këtu. Është e pamundur që në të vijojmë procesin gjyqësor”, tha avokati Ligori. “Neni 22 i kodit të procedurës penale parashikon ndërprerjen e seancës. Kërkojmë ndërprerjen deri sa te çmohet nëse është e drejtë apo jo kërkesa jonë”, vijoi avokati tjetër, Ardian Visha.