Holanda akuzoi të martën avionët ushtarakë rusë për sjellje agresive në një përballje me një luftanije holandeze në detin e zi. Incidenti i regjistruar të enjten e shkuar, përfshiu fregatën HNMLS Evertsen, pjesë e një grupi luftanijesh në të cilin bën pjesë edhe destrojeri britanik HMS Defender, që po ashtu ishte vënë nën zjarr paralajmërues rus një ditë më parë.