Mbledhja e Partisë Demokratike në Shkodër për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar nga tensione e përplasje fizike. Debatet nisën pasi selia qendrore konfirmoi vetëm dy kandidatë, ndërsa lista e propozuar nga baza ishte më e gjatë. Ky vendim ka shkaktuar kundërshti nga disa anëtarë, të cilët ngritën pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes. Diskutimet e ashpra verbale më pas degjeneruan në përplasje fizike dhe fyerje mes disa prej pjesëmarrësve në mbledhje, duke përshkallëzuar tensionin brenda selisë së demokratëve të Shkodrës.