Një shqiptar dhe dy grekë janë plagosur orët e para të mëngjesit pas një përplasje të armatosur në Peristeri të Greqisë. Ngjarja është regjistruar në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes. 35-vjeçari shqiptar u dërgua nga Burnazi në spitalin e Atikës, pasi ka marrë tre plumba gjatë përplasjes me armë.