Një mjek shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë të shkaktuar nga përplasja e një ambulance dhe një autobusi. Aksidenti ndodhi në rrugën mes Fermignanos dhe Urbinos, në rajonin e Umbrias, teksa ambulance dhe autobusi u përplasën brenda një tuneli, i cili u mbulua nga flakët dhe tymi i zi i dendur në pak sekonda.