Kuvendi u mblodh këtë të enjte me rend dite për miratimin e 9 projektligjeve dhe një projektvendimi, por debatet u devijuan sërish te akuzat mes opozitës dhe mazhorancës për çështje të tjera. Opozita ngriti dy shqetësime përmes Sali Berisha dhe Gazment Bardhit. Nga mazhoranca kundërpërgjigjen e morën nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.