Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të mbetet peng i mungesës së konsensusit politik. Teksa praktikat parlamentare të mëparshme ia kanë lënë këtë institucion opozitës, sërish në sesionin e k aluar parlamentar maxhoranca dhe opozita dështuan në arritjen e një konsensusi. Pas rihapjes së garës, interes për zgjedhjen në krye të këtij institucioni shfaqën 15 kandidtë, teksa tashmë vetëm 7 prej tyre kanë mundur të mbledhin firmat e nevojshme për zyrtarizim.