Pas përplasjes me deputetin demokrat Dashnor Sula, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku. Ky i fundit, e ka konsideruar përplasjen me deputetin si një incident të turpshëm. I pyetur nga gazetarët, ai nuk ka përjashtuar mundësinë e një kallëzimi penal. Sipas Çollakut, ky sulm verbal që përfundoi me goditje fizike është një skenë që turpëron çdo deputet të parlamentit.