Kreu i marinsave amerikanë ka paralajmëruar pas rrëzimit tëe dronit të SHBA mbi Detin e Zi se një pilot tepër agresiv kinez ose rus që i afrohet një avioni amerikan mund të çojë në një konflikt mes fuqive bërthamore. Gjenerali David Berger, komandanti i Trupave Detare të SHBA-së, dha paralajmërimin e tij pasi Rusia sulmoi një dron të forcave ajore amerikane, incident të cilin SHBA e ka dokumentuar me video. "Ky është ndoshta shqetësimi im më i madh," tha gjenerali. "Si në Detin e Zi ashtu edhe Paqësor ... një pilot agresiv i Rusisë ose Kinës ose kapiten anijeje mund të bëjë ndonjë gabim dhe të shkaktojë një përplasje.