Drejtuesi i autobusit që shkaktoi aksidentin me dy viktima në aksin rrugor Koplik- Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri u vendos në pranga këtë të hënë nga policia. 37 vjecari me inicaile FV, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, teksa po qarkullonte me autobus dy ditë më parë, përplasi një motocikletë ku udhëtonin një cift bashkëshortësh. Adem Sula, 84 vjeç, dhe Sadije Sula, 80 vjeçe u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor, por ndërruan ketë një ditë pas ngjarjes, në pamundësi për ti mbiejtuar plagëve të rënda. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërsa në pyetje pritet të merret 37 vjecari, për të kuptuar edhe më shumë rreth ngjarjes.