Një 42-vjeçar u arrestua nga policia pasi aksidentoi një këmbësor në Sukth dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Shoferi u prangos 3 orë pas ngjarjes. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Sukth-Vadardhë. Sipas policisë 42-vjeçari përplasi me makinë një 54-vjeçar, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.