Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 37-vjeçarin, i cili një ditë më parë doli nga deti me gomone duke përplasur 2 pushues. Për rrjedhojë, sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Gj. P, i cili akuzohet për veprën penale ‘plagosja e rëndë me dashje’. Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e të shtunës në Jalë, kur 37 vjeçari humbi kontrollin e gomones, duke dalë në breg të detit dhe aksidentuar në shezlonget e tyre një çift të rinjsh, të cilët për shkak të plagëve të marra u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranë, të cilët ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.