Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Hysen Pici, i cili pak ditë më parë përplasi dy punonjës të policisë Durrës, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Gjyqtarja Besjana Garxenaj, arsyetoi të ligjshëm arrestimin e Picit, i cili la të plagosur njërin nga efektivët.