Të paktën katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Republikën Çeke, njoftuan autoritetet të enjten. Ministri i Brendshëm, Vit Rakushan tha se përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje vonë në qytetin Pardubice - rreth 100 kilometra në lindje të Pragës. Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet. Rakushan tha se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në rrezik për jetë.