Tirana dhe Beogradi janë përplasur ashpër mërkurën pasi Serbia shpërtheu me akuza se Shqipëria po nxit tensionet në Veri të Kosovës, duke i kërkuar të mos ndërhyjë. Por qeveria shqiptare i doli edhe njëherë në mbrojtje Kosovës, duke thënë se Serbia duhet ta pranojë njeherë e mirë se e ka humbur përgjithmonë Prishtinën.