Kreu i ekzekutivit, Edi Rama u ka çuar një ftesë zyrtare liderëve shqiptarë të partive politike në Maqedoninë e Veriut, për t’u mbledhur në një tryezë të përbashkët diskutimesh në Tiranë më 10 janar. Pjesë e këtij takimi priten të jenë kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Ndërkohë ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e liderëve të lëvizjes Besa dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Zëdhënësi i lëvizjes Besa, Faruk Avziu deklaroi se nuk pranojnë të ulen në të njëjtën tryezë me Ali Ahmetin e BDI-së.